Me një fustan të kuq nga Prada, Scarlett Johansson tërheq gjithë vëmendjen në premierën e filmit të ri

Magazina

Scarlett Johansson tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri, Paper Tiger, në Festivalin e Filmit BFI në Londër, ku u shfaq me një fustan të kuq elegant, që i zbulonte tatuazhin e madh në shpinë. Aktorja 41-vjeçare kishte zgjedhur një krijim të personalizuar nga Prada, të kombinuar me taka metalike dhe një […]

Madhësia e shkronjave

Scarlett Johansson tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri, Paper Tiger, në Festivalin e Filmit BFI në Londër, ku u shfaq me një fustan të kuq elegant, që i zbulonte tatuazhin e madh në shpinë.

Aktorja 41-vjeçare kishte zgjedhur një krijim të personalizuar nga Prada, të kombinuar me taka metalike dhe një gjerdan ari vintage me gur transparent.

Në tapetin e kuq ajo u shfaq krah kolegut të saj, Adam Driver, i cili kishte zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, shkruan DailyMail.

Filmi thriller, ku luan edhe Miles Teller, rrëfen historinë e dy vëllezërve që përpiqen të fitojnë para shpejt, por përfundojnë të përfshirë në një skemë të rrezikshme.

Teksa përballen me korrupsionin dhe dhunën, ata dhe familja e tyre bëhen shënjestër e mafias ruse.

Filmi pritet të dalë në kinema më 13 nëntor, pasi mori një duartrokitje dhjetëminutëshe në këmbë gjatë premierës në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ndërkohë, Johansson ka shënuar edhe një tjetër sukses në karrierë. Pas publikimit të filmit Jurassic World Rebirth, ajo u rendit si aktorja kryesore me të ardhurat më të larta në histori, duke kaluar Samuel L. Jackson dhe Robert Downey Jr.

Sipas të dhënave të The Numbers, filmat ku ajo ka luajtur role kryesore kanë gjeneruar rreth 14.61 miliardë dollarë në mbarë botën. /Telegrafi/