Aktorja e famshme për vendimin që të mos martohet dhe të mos ketë fëmijë: Nuk jam penduar për asgjë

Magazina

Aktorja e njohur, Allison Janney, ka folur hapur për vendimin për të mos u martuar dhe për të mos pasur fëmijë, duke theksuar se nuk është penduar për zgjedhjet e saj. Në një episod të podcast-it “Reclaiming With Monica Lewinsky”, aktorja 66-vjeçare tregoi se që në moshë të re e kishte ndjerë se nuk dëshironte […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja e njohur, Allison Janney, ka folur hapur për vendimin për të mos u martuar dhe për të mos pasur fëmijë, duke theksuar se nuk është penduar për zgjedhjet e saj.

Në një episod të podcast-it “Reclaiming With Monica Lewinsky”, aktorja 66-vjeçare tregoi se që në moshë të re e kishte ndjerë se nuk dëshironte të bëhej nënë.

Megjithatë, në të 40-at vendosi të konsultohej me një specialiste të fertilitetit, për të parë nëse kishte ende mundësi të kishte fëmijë.

Janney tha se, kur u rrit, mendonte se martesa ishte diçka që do t’i ndodhte natyrshëm, por pasi u zhvendos në New York për karrierën e aktrimit, pati disa lidhje të gjata me partnerë që gjithashtu nuk dëshironin fëmijë.

Në një lidhje gjatë të 30-ave, ajo për një moment mendoi se ndoshta kishte ardhur koha për t’u bërë nënë.

Megjithatë, kuptoi se partneri i saj nuk ishte personi me të cilin dëshironte të kishte fëmijë.

Pas kësaj, sipas saj, ndjeu një lehtësim të madh.Kur vizitoi një klinikë fertiliteti në të 40-at, mjekja i tha se shanset për shtatzëni nuk ishin të mëdha.

Janney e mori këtë si një tjetër shenjë se vendimi i saj për të mos pasur fëmijë ishte i duhuri. /Telegrafi/