Afati po ecën, Kurti me përgjigje të njëjtë për presidentin: Kur të kemi rezultat ju njoftojmë

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish nuk ka komentuar shumë rreth çështjes së presidentit. Kurti tha tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate do t’i bëjnë publike. “Më shumë se gjysmë ore jam vonë për takim, jemi në komunikim kur të kemi rezultate do […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish nuk ka komentuar shumë rreth çështjes së presidentit.

Kurti tha tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate do t’i bëjnë publike.

“Më shumë se gjysmë ore jam vonë për takim, jemi në komunikim kur të kemi rezultate do tua komunikojmë” , tha ai.

Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” E cila po mbahet në Prishtinë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 12 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/