Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit.
Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.
Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.
Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:
:
Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
+90 542 711 80 99
embassy.turkey@rks-gov.net
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
+90 531 105 63 91
consulategeneral.ist@rks-gov.net
Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll, Ambasada e Kosovës del me njoftim të rëndësishëm
<div><div><img width="640" height="340" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Aerop-1024x544.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="573" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Aerop.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit. Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes […]</div>






