Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Tema e diskutimit ka qenë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.
Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin britanik për përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për zgjedhjet nacionale dhe angazhimin e partisë për një proces demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Po ashtu theksoi mobilizimin e strukturave në të gjitha komunat, finalizimin e programit qeverisës, si dhe angazhimin e partisë për një fushatë konstruktive dhe të orientuar kah qytetari. Kryetari Abdixhiku nënvizoi se LDK-ja është e gatshme të paraqesë një ofertë serioze dhe vizionare për të ardhmen e vendit, duke u mbështetur në përvojën institucionale që ka.
Kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj më të rëndësishme shtetformuese dhe demokratike
Abdixhiku takohet me ambasadorin e Britanisë, flasin për zgjedhjet
<div><div><img width="602" height="351" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804255-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Abdixhiku takohet me ambasadorin e Britanisë, flasin për zgjedhjet" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="602" height="351" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804255-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Abdixhiku takohet me ambasadorin e Britanisë, flasin për zgjedhjet" loading="lazy"></p>Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Tema e diskutimit ka qenë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Njoftimi i plotë: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.</div>






