A ishte penallti ndërhyrja ndaj Olomos? Eksperti i gjykimit jep mendimin

Sport

Atletico Madridi dhe Barcelona po zhvillojë një ndeshje të fortë çerekfinale, ku rezultati i përgjithshëm është 3-2 në të mirë të madrilenëve. Ndeshjen e parë e fitoi Atletico Madridi me rezultat 2-0, ndërsa pas 45 minutash në ndeshjen e dytë po udhëheq Barcelona me rezultat 2-0. Kishte disa raste kontestuese, por më i zhurmshmi ishe […]

Madhësia e shkronjave

Atletico Madridi dhe Barcelona po zhvillojë një ndeshje të fortë çerekfinale, ku rezultati i përgjithshëm është 3-2 në të mirë të madrilenëve.

Ndeshjen e parë e fitoi Atletico Madridi me rezultat 2-0, ndërsa pas 45 minutash në ndeshjen e dytë po udhëheq Barcelona me rezultat 2-0.

Kishte disa raste kontestuese, por më i zhurmshmi ishe ai i minutës së 40-të të ndeshjes, kur Barcelona i bërë presion gjyqtarit Clement Turpin që ta tregonte pikën e bardhë në zonën e Atletico Madridit.

Megjithatë, analisti i gjykimit i Radio MARCA, Alfonso Perez Burrull, vlerëson se vendimi i Turpinit për ta lënë lojën të vazhdojë ishte i drejtë.

“Nuk shoh një kontakt të mjaftueshëm të Llorentes ndaj Olmos për të dhënë penallti”, deklaroi Burrull në emisionin “Marcador” të Radio MARCA, duke theksuar se, sipas tij, nuk kishte bazë të fortë për të sinjalizuar 11-metërsh. /Telegrafi/