A e paralajmëroi Egjipti Izraelin për sulmin e Hamasit? Reagon Netanyahu

Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë një raport të “The Atlantic”, sipas të cilit Egjipti e kishte paralajmëruar atë për sulmin e Hamasit. Sipas raportit, kreu i shërbimit të inteligjencës së Egjiptit udhëtoi për në Izrael disa ditë para sulmit të 7 tetorit 2023 për të paralajmëruar se Hamasi po përgatitej të kryente një operacion […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë një raport të “The Atlantic”, sipas të cilit Egjipti e kishte paralajmëruar atë për sulmin e Hamasit.

Sipas raportit, kreu i shërbimit të inteligjencës së Egjiptit udhëtoi për në Izrael disa ditë para sulmit të 7 tetorit 2023 për të paralajmëruar se Hamasi po përgatitej të kryente një operacion të madh.

Zyra e Netanyahut e cilësoi pretendimin si “të rremë”, duke shtuar se ai ishte mohuar edhe në atë kohë dhe se po rikthehet tani për të “çorientuar publikun izraelit”.

Sipas zyrës, Netanyahu nuk ishte takuar dhe nuk kishte komunikuar me Abbas Kamel në muajt para sulmit, ndërsa asnjë zyrtar i inteligjencës izraelite nuk i kishte përcjellë një paralajmërim të tillë.

Zyra e kryeministrit e mbylli reagimin duke thënë se “të pavërtetat e përsëritura nuk bëhen të vërteta”, pavarësisht sa herë përsëriten.

Ndryshe, Kamel është ndër oficerët më me ndikim të inteligjencës në rajon dhe luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet e ndërmjetësimit pas shpërthimit të luftës. /Telegrafi/