Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në një intervistë për BBC-në se si do të ndjehej të ulej pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Bordin e Paqes.
Shtetet perëndimore nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për t’iu bashkuar atij në këtë traktat, për shkak të shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Rusisë.
Për përfshirjen e Rusisë, Osmani pati disa replika me gazetarin e BBC-së.
“Sepse në këtë bord për paqe, mund të jesh ulur pranë Vladimir Putinit. A ndiheni rehat me këtë?”, e pyeti ai.
“Ne kemi qenë duke u përpjekur të bëhemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara për kaq gjatë, dhe Rusia na ka bllokuar sepse ka të drejtën e vetos. Në këtë organizatë Rusia nuk ka veto. Në këtë organizatë, Republika e Kosovës, vendi im, është ftuar të jetë anëtare themeluese, shtet anëtar i barabartë. Por ky është një bord për paqe, dhe presidenti Putin po ndjek një luftë në një vend europian. Të gjitha vendet që po e kritikojnë këtë janë ulur pikërisht pranë Putinit në Kombet e Bashkuara”, tha ajo.
“Po si ju duket kjo?”, pyeti gazetari.
Osmani tha se vendet e tjera “gjithashtu janë ulur pranë Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje”.
“Vlen të theksohet se edhe Mbretëria e Bashkuar është ulur pranë Rusisë. Prandaj do të thosha se është më mirë të jesh pjesë e një organizate ndërkombëtare ku Rusia nuk ka të drejtë vetoje, nuk mund ta bllokojë paqen në botë, sesa në një organizatë ku ajo e ka bllokuar paqen në botë dhe ka shkaktuar luftëra dhe kaq shumë shkatërrim, jo vetëm për popullin e Ukrainës, por edhe duke mbështetur një përfaqësues proxy të Rusisë këtu në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, Osmani polemizon me BBC: Të gjithë janë ulur me të në OKB
<div><div><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816657-a-do-te-ndiheshit-rehat-afer-putinit-ne-bordin-e-paqes-osmani-polemizon-me-bbc-te-gji697652319257a.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“a-do-te-ndiheshit-rehat-afer-putinit-ne-bordin-e-paqes?”,-osmani-polemizon-me-bbc:-te-gjithe-jane-ulur-me-te-ne-okb" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816657-a-do-te-ndiheshit-rehat-afer-putinit-ne-bordin-e-paqes-osmani-polemizon-me-bbc-te-gji697652319257a.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“a-do-te-ndiheshit-rehat-afer-putinit-ne-bordin-e-paqes?”,-osmani-polemizon-me-bbc:-te-gjithe-jane-ulur-me-te-ne-okb"></p>Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në një intervistë për BBC-në se si do të ndjehej të ulej pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Bordin e Paqes. Shtetet perëndimore nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për t’iu bashkuar atij në këtë traktat, për shkak të shqetësimeve lidhur me</div>






