Arsenali është përballur me një lajm të keq para përballjes së rëndësishme me Liverpoolin në Ligën Premier, pasi trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar shqetësimet për gjendjen fizike të tre futbollistëve kryesorë: Declan Rice, Riccardo Calafiori dhe Noni Madueke.
Të tre lojtarët munguan në ndeshjen e mesjavës, ku Arsenali pësoi një eliminim befasues nga Fleetwood Town, skuadër që garon në kategorinë e katërt të futbollit anglez. Londinezët u eliminuan pas ekzekutimit të penalltive, në një mbrëmje zhgënjyese për skuadrën e Artetës.
Pavarësisht se kishte zgjedhur një formacion të fortë për këtë takim, trajneri spanjoll nuk mundi të llogariste në Rice, Calafiorin dhe Madueken, mungesat e të cilëve e kanë shtuar shqetësimin për gjendjen e skuadrës para udhëtimit në Anfield.
Arsenali po përballet tashmë me disa mungesa të rëndësishme, përfshirë William Saliban, Bukayo Sakan dhe Christos Tzolis, të cilët, sipas raportimit, janë jashtë për një periudhë më të gjatë. Ndërkohë, Max Doëman do të mungojë në ndeshjen e fundjavës për shkak të pezullimit, pas kartonit të kuq të marrë në humbjen befasuese në kupë.
Pas eliminimit, Arteta shpjegoi arsyet e mungesave të tre futbollistëve. Rice kishte ndier shqetësime fizike në ndeshjen e së shtunës kundër Evertonit, të fituar nga Arsenali me rezultat 2-0, çka e detyroi trajnerin ta zëvendësonte para përfundimit të takimit.
“Calafiori mungoi, Noni kishte një problem me kyçin e këmbës, ndërsa Declan ndjeu një shqetësim në ndeshjen e kaluar kundër Evertonit, prandaj u detyrova ta zëvendësoja”, deklaroi Arteta.
Pavarësisht eliminimit zhgënjyes, trajneri i Arsenalit nuk u tregua tepër kritik ndaj skuadrës së tij, por vlerësoi Fleetëood Toën për befasinë e realizuar dhe atmosferën e krijuar gjatë ndeshjes.
Drita e Ballkani kanë vlerë shumë më të madhe: Kush është Fleetwood Town, skuadra që tronditi Arsenalin
Tani, vëmendja e Arsenalit është përqendruar te përballja e së dielës ndaj Liverpoolit në ‘Anfield’, ku Arteta shpreson të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion.
Për Rice ka një sinjal inkurajues, pasi mesfushori anglez është parë duke u stërvitur me bashkëlojtarët të hënën, pavarësisht shqetësimit fizik që kishte ndier në fundjavë. Megjithatë, mbetet të shihet nëse ai dhe dy futbollistët e tjerë do të jenë të gatshëm për këtë përballje të rëndësishme./Telegrafi/