Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet për viktima dhe persona të lënduar.
Klubi mbretëror ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke treguar solidaritet me të gjithë personat e prekur nga kjo tragjedi.
Përmes një komunikate zyrtare, gjiganti spanjoll ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e thellë për ngjarjen e rëndë që ka goditur vendin.
“Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij më të thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos”, thuhet në deklaratën e klubit.
Comunicado Oficial: accidente ferroviario.https://t.co/TEirrFaYol
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 28, 2026
Real Madridi gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën, ndërsa ka përcjellë mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti për të lënduarit.
Klubi madrilen ka vlerësuar edhe angazhimin e ekipeve të emergjencës dhe të gjithë personelit të përfshirë në operacionet e shpëtimit, duke shprehur mbështetjen e plotë për punën e tyre në këto momente të vështira.
Në fund, Real Madridi ka theksuar se bashkëndien dhimbjen me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke u solidarizuar me familjet që po përballen me humbjen e më të dashurve të tyre. /Telegrafi/