Caktohet seanca fillestare në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte në Kosovë

Nacionale

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve, të cilët akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas njoftimit të gjykatës, çështja penale me numër PS.nr.46/2026 ka të bëjë me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me numër PPS.nr.25/2025, […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve, të cilët akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit të gjykatës, çështja penale me numër PS.nr.46/2026 ka të bëjë me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me numër PPS.nr.25/2025, të datës 6 gusht 2026.

Të pandehurit janë Milovan Kovačevič, Radomir Čolić, Miloš Đošan, Predrag Ristić, Srđan Kristič, Ljubiša Obradovič, Živko Sarič, Spaso Sarić, Lazar Drašković, Zvonko Rištić, Darko Gligorijevič, Čedomir Božović, Vladimir Božović, Robert Dobruna, Radomir Raković, Ljubiša Raković, Miloš Ščepanović, Milan Radoičić, Svetislav Gligorijevič dhe Tomica Avramović.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë:

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka bwrw tw ditur se wshtw caktuar njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.46/2026, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.

nr.25/2025 e datës 06.08.2026, kundër të pandehurve MILOVAN KOVAČEVIČ, RADOMIR

ČOLIĆ, MILOŠ ĐOŠAN, PREDRAG RISTIĆ, SRĐAN KRISTIČ, LJUBISŠA OBRADOVIČ,

ŽIVKO SARIČ, SPASO SARIĆ, LAZAR DRAŠKOVIĆ, ZVONKO RIŠTIĆ, DARKO

GLIGORIJEVIČ, ČEDOMIR BOŽOVIĆ, VLADIMIR BOŽOVIĆ, ROBERT DOBRUNA,

RADOMIR RAKOVIĆ, LJUBIŠA RAKOVIĆ,MILOŠ ŠČEPANOVIĆ, MILAN RADOIČIĆ,

SVETISLAV GLIGORIJEVIČ, TOMICA AVRAMOVIĆ, për shkak të veprës penale Krimet e

Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës

Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve MILOVAN KOVAČEVIČ, RADOMIR ČOLIĆ, MILOŠ ĐOŠAN, PREDRAG RISTIĆ, SRĐAN KRISTIČ, LJUBISŠA OBRADOVIČ, ŽIVKO SARIČ, SPASO SARIĆ, LAZAR DRAŠKOVIĆ, ZVONKO RIŠTIĆ, DARKO GLIGORIJEVIČ, ČEDOMIR BOŽOVIĆ, VLADIMIR BOŽOVIĆ, ROBERT DOBRUNA, RADOMIR RAKOVIĆ, LJUBIŠA RAKOVIĆ,MILOŠ ŠČEPANOVIĆ, MILAN RADOIČIĆ, SVETISLAV GLIGORIJEVIČ, TOMICA AVRAMOVIĆ, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

Njoftohen te pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore ne Prishtinë, Pallati i drejtësisë Hajvali, Objekti D , Kati I, gjykatorja nr. 27, me datë 21.12.2026 nga ora 09:30, nga kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska.

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale. /Telegrafi/

Komentet