Automjetet BYD ndalohen në një bazë ushtarake amerikane në Japoni

Bota

BYD po zgjeron operacionet e saj të eksportit në nivel global, por për njëfarë kohe, makinat e këtij prodhuesi kinez nuk do të gjenden në një vend të caktuar. Mediat aziatike raportojnë se automjetet BYD janë ndaluar në një bazë ajrore amerikane në Japoni, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell […]

Madhësia e shkronjave

BYD po zgjeron operacionet e saj të eksportit në nivel global, por për njëfarë kohe, makinat e këtij prodhuesi kinez nuk do të gjenden në një vend të caktuar.

Mediat aziatike raportojnë se automjetet BYD janë ndaluar në një bazë ajrore amerikane në Japoni, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Duke filluar nga e hëna, modelet BYD nuk do të lejohen të hyjnë në Bazën Ajrore Kadena në Okinawa, një ishull që ndodhet rreth 1.000 milje në jugperëndim të Tokios, njoftoi sot agjencia koreane e lajmeve “Yonhap”.

Personeli i sigurisë është udhëzuar të mos lejojë hyrjen e asnjë automjeti BYD, përfshirë taksitë, automjetet e dërgesave dhe ato të kontraktorëve.

BYD ndodhet tashmë në një listë kompanish që, sipas Pentagonit, mbështesin ushtrinë kineze.

Dokumenti i përditësuar, i publikuar në qershor të këtij viti, përfshin gjithashtu markën tjetër të automjeteve “Nio”, gjigantin e tregtisë elektronike “Alibaba” dhe kompaninë teknologjike “Baidu” si bashkëpunëtorë të dyshuar. /Telegrafi/

Komentet