Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, sipas disa studimeve shkencore.
Një studim me rreth 486.000 persona zbuloi se konsumimi i çajit lidhej me një rrezik 11 për qind më të ulët të sëmundjeve vdekjeprurëse të zemrës.
Përfitimet më të mëdha u vunë re te personat që pinin gjashtë deri në tetë filxhanë në ditë.

Foto ilustruese
Çaji i zi përmban flavonoide, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe në uljen e ngarkesës mbi zemrën.
Ndërsa çaji i gjelbër përmban antioksidantë, por zëvendësimi i çajit të zi me të nuk garanton përfitime dukshëm më të mëdha.
Edhe çaji rooibos është një alternativë pa kafeinë dhe është lidhur me uljen e kolesterolit në disa studime.
Në të kundërt, çaji i jamballit mund të rrisë tensionin e gjakut dhe të shkaktojë çrregullime të ritmit të zemrës.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate nuk dëshmojnë se çaji parandalon drejtpërdrejt sëmundjet e zemrës.
Për shëndetin e zemrës, rëndësi kanë edhe ushqyerja e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik. /Telegrafi/