Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq në premierën e sezonit të dytë të serialit All’s Fair në Romë, ku mbështeti vajzën e saj, Kim Kardashian.
Për këtë paraqitje, ajo zgjodhi një pelerinë të frymëzuar nga një veshje ikonike e Elizabeth Taylor, duke rikrijuar një prej pamjeve të famshme të aktores së ndjerë.
Pelerina, e krijuar fillimisht nga shtëpia e modës Tiziani Roma, ka një rreshtim mëndafshi në ngjyrë fildishi, kapuç dramatik dhe dy akrepa të qëndisur në pjesën e gjoksit, shkruan DailyMail.
Elizabeth Taylor e kishte veshur atë në festën e 40-vjetorit të lindjes së Grace Kelly, në vitin 1969.
Aktorja e kishte kombinuar atëherë pelerinën me gjerdanin e famshëm Taylor-Burton, që përmbante një diamant në formë dardhe prej 69,42 karatësh.
Në vitin 1979, pas divorcit të dytë nga Richard Burton, Taylor ia shiti diamantin argjendarit Mouawad për 3,8 milionë paund, vlerë që sot llogaritet rreth 17,4 milionë paund.
Ndërkohë, Kim Kardashian luan në All’s Fair rolin e Allura Grant, një avokate divorcesh në Los Angeles.
Sezoni i dytë pritet të publikohet në Disney+ më 4 nëntor. Sezoni i parë mori kritika të ashpra nga disa recensentë, të cilët kritikuan si skenarin, ashtu edhe interpretimin e Kim-it. /Telegrafi/
