Bes Kallaku reagon pas plagosjes së mikut të tij në protestë, dyshohet se u godit në sy me plumb gome

Magazina

Aktori Bes Kallaku ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Kallaku bëri të ditur se i riu është mik i tij i afërt dhe shprehu shqetësimin për gjendjen e tij. Në reagimin e publikuar në Instagram, aktori e përshkroi Vishkullin si […]

Madhësia e shkronjave

Aktori Bes Kallaku ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Kallaku bëri të ditur se i riu është mik i tij i afërt dhe shprehu shqetësimin për gjendjen e tij.

Në reagimin e publikuar në Instagram, aktori e përshkroi Vishkullin si një nga djemtë më të mirë që ka njohur, duke theksuar se ai kishte marrë pjesë në protestë për bindjet dhe vlerat e tij patriotike.

Sipas raportimeve, 28-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në sy, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, pretendimet se Vishkulli mund të ketë humbur syrin nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor. /Telegrafi/

Komentet