Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të premten Shqipëria do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet të jetë me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit vijnë në pakësim.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/
