Politikania amerikane e Partisë Demokratike, Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve dhe duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të respektojë lirinë e shprehjes.
Përmes një deklarate në rrjetin social “X”, Ocasio-Cortez ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit është kontaktuar nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e familjarëve të tyre në Shqipëri.
“Gjatë javës së fundit, jam kontaktuar nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre”, ka deklaruar ajo.
Politikania demokrate i ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë qeverisë shqiptare, duke kërkuar ndërprerjen e asaj që ajo e cilëson si shtypje të dhunshme të protestuesve.
“I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet, të ndalë shtypjen e dhunshme të protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, është shprehur Ocasio-Cortez.
Deklarata e saj vjen në kontekstin e protestave dhe tensioneve të fundit në Shqipëri, duke e sjellë çështjen e trajtimit të protestuesve edhe në vëmendjen e politikës amerikane.
Sipas raportimeve të Associated Press, protestat janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit nga policia, ndërsa disa protestues kanë hedhur gurë dhe mjete ndezëse në drejtim të forcave të rendit./Telegrafi.
Over the last week, I have received outreach from Albanian community members who are worried about their families’ safety.I am calling on the Albanian government to deescalate the violent repression of protestors and respect Albanians’ freedom of expression.
— Rep. Alexandria Ocasio-Cortez (@RepAOC) October 21, 2026
