Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu kërkon dorëheqjen e gjithë kryesisë së PDK-së deri në mesnatë

Nacionale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë kryesisë së partisë deri në mesnatë, si dhe mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve për të caktuar një kryesi të përkohshme. Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu ka kërkuar që kryesia e përkohshme ta udhëheqë partinë deri në mbajtjen […]

Madhësia e shkronjave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë kryesisë së partisë deri në mesnatë, si dhe mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve për të caktuar një kryesi të përkohshme.

Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu ka kërkuar që kryesia e përkohshme ta udhëheqë partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka theksuar se çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), fati i krerëve të saj dhe e ardhmja e Kosovës nuk duhet të përdoren për interesa politike.

“Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd”, ka deklaruar ai.

Haradinaj reagon ashpër pas kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haxhiu ka thënë se këto çështje prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit dhe dinjitetin e shtetit.

Ai e ka përsëritur kërkesën për dorëheqje të kryesisë deri në mesnatë dhe mbledhje të Këshillit Drejtues brenda 48 orëve, duke kërkuar përgjegjësi dhe vendime konkrete.

Reagimi i Haxhiut vjen pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së drejtuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në përfundim të reagimit, Haxhiu ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“UÇK-ja është krenaria jonë. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Komentet