Fotografia e përbashkët e liderëve pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Shën Stefan të Malit të Zi, është publikuar të enjten, më 22 tetor 2026.
Fotografinë familjare nga samiti e ka shpërndarë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe liderë të tjerë pjesëmarrës në këtë takim të nivelit të lartë.
Në samit, krahas kancelarit gjerman Friedrich Merz, janë mbledhur përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Në takim po marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë të vendeve të tjera evropiane të përfshira në Procesin e Berlinit, përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Greqinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Samiti zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit synon të afrojë vendet e rajonit me Bashkimin Evropian përmes bashkëpunimit ekonomik, ndërlidhjes infrastrukturore dhe avancimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.
Samiti në Shën Stefan shënon njëherësh përmbylljen e kryesimit të Malit të Zi të Procesit të Berlinit për vitin 2026.
