Fenerbahce ka lëshuar dy pikë në shtëpi ndaj Slavia Pragës, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.
Skuadra turke ishte duke fituar me rezultat 2-1 deri në minutën e fundit, por që klubi çek realizoi në fund për ta marrë një pikë.
Oguz Aydin kaloi Fenerin në epërsi vetëm katër minuta pasi nisi loja me një supergol (4’).
Ndërsa, ishte Mason Greenwood që dyfishoi epërsinë pak minuta më vonë pas asistimit të Semedos (11’).
Sidoqoftë, Slavia Praga u kthye në lojë falë kapitenit Lukas Provod që përfitoi nga një gabim amator i Guendozit, i cili ia fali topin.
The perfect setup, the perfect finish. 🤌 https://t.co/ouyAUERKxQ
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 20, 2026
Të dy skuadrat më pas kishin disa raste shënimi por që assesi s’ia dolën t’i finalizojnë.
Vedat Muriqi në këtë ndeshje ishte më i qetë, ku mbrojtësit e klubit çek arritën ta ndalin, ndërsa trajneri e zëvendësoi pas 63 minutave lojë.
Kur askush s’e priste, Pavel Kacor shënoi supergol pas asistimit të Ayaosi për të barazuar (90′).
Feneri me këtë barazim në Ligën e Kampionëve ka dy pikë, ndërsa Slavia Praga një sosh./Telegrafi/


