Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës.
Francezët kanë qenë më të mirë në 45 minutat e parë pavarësisht që epilogu aktual është 1-0.
Pas vetëm dy minutave lojë, Khvicha Kvaratskhelia kishte një mundësi të mirë shënimi por e goditi shtyllën.
Barcelona pastaj krijoi dy aksione përmes Dani Olmo dhe Raphinha, por dështuan t’i finalizojnë.
Situata u përkeqësua për PSG-në, kur fituesi i Topit të Artë Ousmane Dembele kërkoi një zëvendësim pas 20 minutave lojë shkaku i një lëndimi.
Megjithatë, ishte Desire Doue që shënoi një supergol nga distanca për të kaluar PSG-në në epërsi (38’).
🚨🚨 DESIRE DOUE OPENS THE SCORING FOR PSG! WHAT A GOAL!PSG 1-0 Barcelona. https://t.co/47XTcN366k
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 20, 2026
Kësisoj, mbetet të shihet si do të shkojë situata në pjesën e dytë në këtë supersfidë, ku dy skuadrat po zhvillojnë futboll mjaft të hapur./Telegrafi/


