Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj një gazetareje, duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar të heshtë gjatë një komunikimi me të.
“Qetësi! QetësiI! Çfarë ke? A je e sëmurë?”, dëgjohet 80-vjeçari duke i thënë gazetares.
Ai vazhdon me kritikat ndaj saj, duke deklaruar se mendon që diçka nuk shkon me të.
“Unë vërtet mendoj se diçka nuk shkon me ty”, shprehet lideri amerikan.
Në një moment tjetër të shkëmbimit, Trump dëgjohet duke i thënë gazetares “Shhh. Prit, prit, prit!”, teksa përpiqet ta ndërpresë atë.
Megjithatë, në bazë të deklaratave të dhëna, nuk dihet se cila ishte pyetja që nxiti këtë reagim dhe as identiteti i gazetares.
Ndryshe, Trump edhe herëve ka pasur përplasje verbale me gazetarët sa që disa prej tyre iu ka ndaluar hyrja në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/
