Mikel Arteta entuziazmon tifozët: Arsenali ende s’e ka arritur majën

Sport

Mikel Arteta ka deklaruar se Arsenali ende nuk e ka arritur majën më të lartë të suksesit, teksa skuadra londineze po përgatitet për përballjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Sezonin e kaluar, Arsenali i dha fund pritjes së gjatë për titullin e Ligës Premier. Pas tri sezoneve radhazi duke përfunduar në vendin e […]

Madhësia e shkronjave

Mikel Arteta ka deklaruar se Arsenali ende nuk e ka arritur majën më të lartë të suksesit, teksa skuadra londineze po përgatitet për përballjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Sezonin e kaluar, Arsenali i dha fund pritjes së gjatë për titullin e Ligës Premier. Pas tri sezoneve radhazi duke përfunduar në vendin e dytë, londinezët u shpallën kampionë për herë të parë që nga sezoni 2003/04.

Për një pjesë të madhe të sezonit 2025/26, skuadra e Artetës ishte në garë për të fituar katër trofe, por humbi finalen e Kupës së Ligës ndaj Manchester Cityt dhe u eliminua në mënyrë befasuese nga Southampton në çerekfinale të Kupës FA.

Arsenali arriti gjithashtu në finalen e Ligës së Kampionëve, duke kërkuar trofeun e parë në histori të këtij kompeticioni, por u mposht nga Paris Saint-Germaini me rezultat 4-3 pas penalltive, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.

Skuadra londineze synon sërish trofe këtë sezon dhe e ka nisur mirë aventurën në Ligën e Kampionëve, duke fituar të dyja ndeshjet e para.

Arteta është i entuziazmuar për të vazhduar përparimin dhe për të parë se deri ku mund të arrijë skuadra e tij.

“Besoj se kemi arritur në një mal me fitimin e Ligës Premier, por jo në majën më të lartë, apo në atë që unë e imagjinoj”, ka deklaruar Arteta në emisionin “Inside the Game” të HBO Max.

“Ne kemi arritur një objektiv që ishte pjesë e një kapitulli, por tani duhet të kalojmë te kapitulli i radhës”.

“Flasim për mundësinë që të fitojmë sërish dhe, mbi të gjitha, se si do t’i qasemi kësaj sfide nga ana e mentalitetit. Kjo rrugë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe jam shumë i entuziazmuar për të”.

“Qëndrueshmëria është ndoshta gjëja më e vështirë për t’u arritur. Duhet t’i ruajmë të gjithë faktorët që na kanë ndihmuar ta arrijmë objektivin, por njëkohësisht të vazhdojmë t’i frymëzojmë dhe t’i udhëheqim lojtarët drejt një niveli tjetër, duke ruajtur të njëjtin ambicie”, ka përfunduar trajneri spanjoll.

Arsenali ka fituar 14 ndeshjet e fundit radhazi në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. Që nga rikthimi në këtë garë në vitin 2023, vetëm Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi, me nga 28 fitore, kanë regjistruar më shumë fitore në përgjithësi sesa londinezët, të cilët kanë 27, po aq sa Bayerni./Telegrafi/

Komentet