Tifozët do të vendosin: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përballen për epitetin e më të mirit të historisë

Sport

Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin e 70-vjetorit të ndarjes së parë të Topit të Artë. Çmimi prestigjioz u nda për herë të parë në vitin 1956, ndërsa organizatorët kanë vendosur që për këtë përvjetor të veçantë t’u japin tifozëve mundësinë […]

Madhësia e shkronjave

Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin e 70-vjetorit të ndarjes së parë të Topit të Artë.

Çmimi prestigjioz u nda për herë të parë në vitin 1956, ndërsa organizatorët kanë vendosur që për këtë përvjetor të veçantë t’u japin tifozëve mundësinë të zgjedhin vitin më të mirë individual në historinë e këtij çmimi.

Në garë janë disa prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, të cilët e kanë fituar Topin e Artë në më shumë se një rast.

Lionel Messi kryeson listën me tetë vite të nominimit, përkatësisht 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023. Argjentinasi ndiqet nga Cristiano Ronaldo, i nominuar për pesë vitet kur e fitoi këtë çmim: 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017.

Në mesin e kandidatëve janë edhe legjenda si Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten, të cilët kanë nga tri vite të nominuara.

Lista plotësohet nga Ronaldo Nazario, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stefano, Karl-Heinz Rummenigge dhe Kevin Keegan.

Lista e kandidatëve për çmimin B.O.A.T:

– Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023

– Cristiano Ronaldo: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017

– Johan Cruyff: 1971, 1973, 1974

– Michel Platini: 1983, 1984, 1985

– Marco van Basten: 1988, 1989, 1992

– Ronaldo Nazario: 1997, 2002

– Franz Beckenbauer: 1972, 1976

– Alfredo Di Stefano: 1957, 1959

– Karl-Heinz Rummenigge: 1980, 1981

– Kevin Keegan: 1978, 1979

Tifozët mund të votojnë për të preferuarin e tyre deri më 27 tetor, në mesnatë, ndërsa çdo votë kushton një euro. Rezultatet pritet të shpallen më 28 tetor.

Ceremonia kryesore e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 26 tetor në “London Palladium”, në Londër./Telegrafi/

Komentet