Enis Rexhepi vazhdon shkëlqimin te Stuttgarti, shënon dygolësh ndaj Atletico Madridit

Sport

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, që përfaqëson Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, Enis Rexhepi po e vazhdon shkëlqimin te ekipi i Stuttgartit U19. Atletico Madridi U19 fitoi me rezultat 2-4, por që të dy golat i shënoi qendërsulmuesi. Fillimisht e tundi rrjetën për të shënuar nga penalltia (19’), kurse më vonë e finalizoi një aksion për […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, që përfaqëson Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, Enis Rexhepi po e vazhdon shkëlqimin te ekipi i Stuttgartit U19.

Atletico Madridi U19 fitoi me rezultat 2-4, por që të dy golat i shënoi qendërsulmuesi.

Fillimisht e tundi rrjetën për të shënuar nga penalltia (19’), kurse më vonë e finalizoi një aksion për ta ngushtuar rezultatin në 2-3 (67’).

Kësisoj, Rexhepi aktualisht edhe është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve për të rinj me pesë gola në proces.

Përndryshe, në këtë sfidë u inkuadrua edhe mesfushori tjetër me prejardhje nga Kosova, Almand Idrizi.

Aktualisht, Rexhepi është pjesë e Shqipërisë por ka raportime se mund t’i bashkohet Kosovës, ndërsa Idrizi ka përfaqësuar Gjermaninë por njëkohësisht thuhet se nuk do t’i refuzonte “Dardanët”./Telegrafi/

Komentet