SPAK me njoftim zyrtar për Ballukun: I komunikuan akuzën për korrupsion, 9 herë shkelje e barazisë në tenderë, mosdeklarim dhe fshehje pasurie

Nacionale

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar, duke bërë me dije se ditën e sotme ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, i janë komunikuar 5 akuzat që rëndojnë ndaj saj. Prokuroria e Posaçme bën me dije se ndaj Belinda Balluku rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tenderë, 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i […]

Madhësia e shkronjave

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar, duke bërë me dije se ditën e sotme ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, i janë komunikuar 5 akuzat që rëndojnë ndaj saj.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se ndaj Belinda Balluku rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tenderë, 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, raporton Tch.

Njoftimi i SPAK-ut:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

Komentet