Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Në kallëzim renditen disa akuza, mes tyre shpërdorimi i detyrës, ndikimi i paligjshëm ndaj punonjësve të policisë, dhënia e urdhrave të paligjshëm, mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe pengimi i lirisë së shprehjes e organizimit. Aktivistët pretendojnë gjithashtu diskriminim dhe dhunë ndaj një pjese të shoqërisë.

1. Për gjenocid ndaj një pjese të shoqërisë duke e diferencuar nga pjesa tjetër nëpërmjet etiketimit, diskriminimit, linçimit dhe zhvlerësimit. Ky veçim bëhet me dhunë, përndjekje, shkaktim demi te madh fizik dhe psikologjik.
2. Ushtrimi i ndikimit për veprimet të paligjshme duke i premtuar para punonjësve të rendit.
3. Shpërdorimi i detyrës me veprime që sjellin pasoja në interesat e shtetasve
4. Dhënia e urdhrave të paligjshëm që cenojnë lirinë dhe integritetin e individit
5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë
6. Kryerja e veprimeve aktive për të penguar lirinë e shprehjes dhe organizimit. /A2 Cnn/





