Arsenali po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për transferimin e Brahim Diazit nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit 2027.
Klubi londinez e sheh sulmuesin maroken si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, me trajnerin Mikel Arteta që kërkon më shumë alternativa në sulm.
Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Fichajes, drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për ta bindur Real Madridin që ta lejojë largimin e futbollistit.
Diaz nuk është i kënaqur me minutat e pakta që ka marrë në fillim të këtij sezoni. Futbollisti 27-vjeçar ka regjistruar vetëm 198 minuta në pesë paraqitje zyrtare, duke kontribuar me një asistim.
Kjo situatë ka bërë që ai ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga “Santiago Bernabeu”, në kërkim të një roli më të rëndësishëm në skuadër.
Sipas raportimit, edhe trajneri Jose Mourinho është i hapur për shitjen e tij, pasi Real Madridi synon të krijojë hapësirë në buxhet për të përforcuar mesfushën me një lojtar organizator.
Në anën tjetër, Arteta e vlerëson shumë fleksibilitetin e Diazit, i cili mund të luajë si mesfushor ofensiv, por edhe në krahun e majtë të sulmit.
Te Arsenali, marokeni do të sillte më shumë alternativa në repartin ofensiv dhe do të konkurronte për një vend në formacion me lojtarët e tjerë të këtij reparti.
Bisedimet zyrtare mes dy klubeve pritet të zhvillohen gjatë dhjetorit, nëse Arsenali vendos ta konkretizojë interesimin me ofertë zyrtare. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Real Madridi do të pranojë ta shesë futbollistin për 60 milionë euro dhe nëse palët do të arrijnë marrëveshje për transferimin e tij në janar. /Telegrafi/






