Një e papritur i ka ndodhur modeles shqiptare, Oriola Marashi, e cila ka njoftuar se qenushja e saj, Lola, është zhdukur në zonën e Lagunës së Patokut.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka publikuar një njoftim për humbjen e qenushes së vogël, duke kërkuar ndihmën e njerëzve për ta gjetur sa më shpejt.
Lola është një qenush i racës Poodle, me ngjyrë kafe në bezhë, qime kaçurrele dhe një rrip të zi.

Foto: Instagram
Në njoftimin e publikuar kërkohet që kushdo që e sheh ose ka ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të kontaktojë menjëherë.
Për ta bërë më të lehtë gjetjen e qenushes, është ofruar edhe një shpërblim prej dy mijë eurosh për personin që e gjen Lolën.
Foto: Instagram
Qenushja përshkruhet si shumë e dashur dhe e rëndësishme, ndonëse njoftimi i publikuar synon të arrijë sa më shumë njerëz që mund të ndihmojnë në kërkimin e saj.
Duket se Oriola ka qenë tejet e lidhur me të, gjë që ka nisur kërkimet menjëherë. /Telegrafi/





