Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, kanë shprehur dhimbjen për humbjen e djalit të tyre, Presley Gerber, i cili ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.
Të dielën, modelja publikoi në Instagram një fotografi bardhezi të djalit të saj, të shoqëruar me një deklaratë në emër të saj, bashkëshortit dhe vajzës së tyre, Kaia.
Familja shprehu pikëllimin e thellë për humbjen, duke kujtuar Presleyn si një person të dashur, të ndjeshëm dhe me shpirt të mire, shkruan DailyMail.
Në deklaratë, ata shprehën mirënjohjen që e patën Presleyn në jetën e tyre për 27 vjet, si dhe krenarinë për mënyrën se si ai sillej me njerëzit dhe për mirësinë që tregonte.
Familja falënderoi gjithashtu të gjithë ata që u kanë ofruar mbështetje dhe ngushëllime në këtë periudhë të vështirë.
Sipas raportimit, Presley u gjet pa shenja jete më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, Kaliforni.
Artikulli përmend një atak kardiak dhe një m****** të dyshuar, por shkaku përfundimtar i vdekjes nuk ishte konfirmuar ende, në pritje të rezultateve toksikologjike.
Presley ishte fëmija i parë i Cindy Crawford dhe Rande Gerber, të cilët kanë edhe vajzën Kaia Gerber, 25 vjeçe, e cila ka ndërtuar gjithashtu një karrierë në botën e modës.
Familja thuhet se do ta mbajë hirin e Presley-t në shtëpinë e tyre. /Telegrafi/






