Berisha pas tensioneve pranë selisë së PD-së: Ramës i dështoi skenari

Nacionale

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë shtrirë edhe pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike, ku një grup pjesëmarrësish në protestë hynë brenda ambienteve të kësaj partie. Gjendja u tensionua pasi efektivët e policisë hodhën gaz lotsjellës në perimetrin pranë godinës së opozitës. Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali […]

Madhësia e shkronjave

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë shtrirë edhe pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike, ku një grup pjesëmarrësish në protestë hynë brenda ambienteve të kësaj partie. Gjendja u tensionua pasi efektivët e policisë hodhën gaz lotsjellës në perimetrin pranë godinës së opozitës.

Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një deklaratë për mediat ku dënoi veprimet e policisë dhe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se pas incidenteve qëndronin skenarë të inskenuar.

Berisha deklaroi se përpjekjet për devijimin e protestës dështuan për shkak se shumica e pjesëmarrësve refuzuan të bëheshin pjesë e provokimeve.

“Ramës i dështoi skenari, puthadorët e tij në protestë nuk i ndoqi njeri, jagon e tij në lëvizje e braktisën masivisht”, u shpreh kreu i PD-së, duke pretenduar se brenda protestës u tentua të përhapej udhëzimi për të goditur selitë e partive politike.

Situata del sërish jashtë kontrollit në protestë – molotovë, gaz lotsjellës e plumba gome në rrugët e Tiranës

Më tej, lideri i opozitës pretendoi se në selinë e partisë në pushtet ishin grumbulluar elementë të armatosur për të përballur protestuesit, por sipas tij, plani dështoi pasi “njerëzit e vërtetë të protestës, që janë shumica dërrmuese, nuk mund të manipuloheshin”.

Duke u ndalur te zhvillimet politike dhe e ardhmja e kësaj përplasjeje, Berisha përdori një gjuhë të ashpër ndaj kreut të qeverisë:

“Sot njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik, po i them këtu para shqiptarëve se vendi i azilit do të jetë qelia e burgut për Edi Ramën.”

Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha këmbënguli se tentativat e përsëritura për të nxitur sulme ndaj selisë së PD-së ranë poshtë pasi protestuesit e distancuan veten nga çdo skenar destabilizimi./rtsh/

Komentet