Pas ndërhyrjes së policisë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një protestuese është gjetur pa ndjenja pranë Ministrisë së Brendshme.
Nga burimet bëhet e ditur se bëhet fjalë për një grua, e cila është e shtrirë në tokë.
Në zonë ka mbërritur protestues të tjerë dhe një ambulancë me mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Gruaja është përmendur më pas, ndërsa dikush e ka marrë në krah për ta çuar në ambulancë./euronews/






