Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës.
Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie janë plagosur brenda ambienteve të komisariatit, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Ngjarja paraqitet shqetësuese edhe për faktin se në godinën e komisariatit ndodhen ambiente paraburgimi.
Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe një automjet zjarrfikës, për të ndërhyrë dhe për të vënë flakët nën kontroll.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të efektivëve të plagosur apo mbi përmasat e dëmeve të shkaktuara në godinë. /euronews/
Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3 https://t.co/t8GUAXwnW2
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 18, 2026






