Ka përfunduar edhe xhiro e 10-të në kuadër të Ligës së parë, ku pjesa më e madhe e favoritëve kanë arkëtuar pikët e plota.
Prishtina e Re me mund fitoi ndaj Kikës (0-1) për të vazhduar si lider, ndërsa edhe Liria e Prizrenit i mori pikët e plota me rezultat 0-1 te Trepça.
Trepça ’89 bëri një hap fals me një barazim pa gola ndaj KF Mitrovicës, ndërsa Ferizaj nën urdhrat e Arbnor Morinës e “shpartalloi” rivalin Dinamo Ferizaj me rezultat 1-4.
Të gjitha rezultatet:

2 Korriku 1-0 Istogu
Ramiz Sadiku 1-1 Vjosa
Kika 0-1 Prishtina e Re
Lepenci 2-2 Besa e Pejës
Mitrovica 0-0 Trepça ‘89
Rilindja 74 1-1 Vëllaznimi
Dinamo Ferizaj 1-4 Ferizaj
Trepça 0-1 Liria
Tefik Çanga 0-3 Suhareka.Kësisoj, me renditjen aktuale Prishtina e Re mbetet lider me 21 pikë, një mbi Lirinë, ndërsa Dinamo Ferizaj mbyll top treshen me 19 pikë.
Në garë mbesin edhe Rilindja 1974 me 18 pikë, Trepça ’89 me 17 derisa KF Suhareka dhe Ferizaj kanë nga 16 sosh./Telegrafi/





