Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin “Breaking Bad”, nuk arriti të shihte versionin përfundimtar të filmit të tij të fundit, “Cassi”, ku luan përkrah Dove Cameron.
Filmi, i xhiruar në vitin 2023, pritet të publikohet në vitin 2027, pas disa pengesave që vonuan përfundimin e tij.

Regjisori dhe skenaristi Josh Webber bëri të ditur se aktori kishte parë një version të mëparshëm të filmit, por nuk arriti të shihte montazhin përfundimtar, shkruan DailyMail.
Ai e përshkroi Mitte si një mbështetje të rëndësishme për projektin dhe ekipin, duke shprehur keqardhje që aktori nuk do të jetë i pranishëm për të parë publikimin dhe për të marrë vlerësimin për punën e tij.
Mitte, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në serialin e famshëm të AMC-së, ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare në Teksas.
Sipas raportimeve të medieve amerikane, vdekja e tij u cilësua si v*********, ndërsa lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin e filmit.
Ndërkohë, një tjetër projekt ku aktori ishte parashikuar të luante, filmi “Forgotten Outlaw”, është pezulluar pas vdekjes së tij.
Regjisori Nik Tizekker ka deklaruar se synon të vazhdojë me realizimin e filmit për të nderuar dëshirën e aktorit. /Telegrafi/





