Më 18 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, te platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet eventi “Lëviz me Bardhën”, i organizuar nga trajnerja personale Bardha Kurti.
Ky edicion organizohet në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me qëllim promovimin e shëndetit të grave, aktivitetit fizik dhe solidaritetit.
“Lëviz me Bardhën” është një iniciativë e krijuar nga Bardha Kurti, trajnere personale dhe instruktore e notit, e cila synon t’i bashkojë gratë dhe vajzat përmes lëvizjes dhe një mënyre aktive të jetesës.

Edicioni i parë i këtij organizimi mblodhi 105 gra, duke dëshmuar interesimin dhe rëndësinë e krijimit të aktiviteteve që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien.
Përmes këtij edicioni, organizatorja synon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë prioritet, ndërsa aktiviteti fizik mund të shërbejë si një mënyrë për t’i bashkuar dhe mbështetur ato.
Eventi është i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat, pavarësisht nivelit të tyre të përgatitjes fizike.
Detajet e eventit:
Data: E diel, 18 tetor 2026
Ora: 12:00
Lokacioni: Platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
Pjesëmarrja: FALAS
Bardha Kurti i fton të gjitha gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e këtij organizimi, për të lëvizur së bashku dhe për të përcjellë një mesazh solidariteti në kuadër të Tetorit Rozë.





