Hapet Laboratori i Vëzhgimit të Tokës në Zvicër, do të monitorojë ndryshimet në planet

Teknologji

Studiuesit në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë ETH Zurich do të mund të monitorojnë ndryshimet në Tokë përmes një Gjeolaboratori të ri zviceran, i cili tashmë është hapur. Objekti do të analizojë të dhënat për rrëshqitjet e dheut dhe të korrat, nga selia e tij në kantonin e Lucernës. Ngritja e kësaj qendre të ekselencës […]

Madhësia e shkronjave

Studiuesit në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë ETH Zurich do të mund të monitorojnë ndryshimet në Tokë përmes një Gjeolaboratori të ri zviceran, i cili tashmë është hapur.

Objekti do të analizojë të dhënat për rrëshqitjet e dheut dhe të korrat, nga selia e tij në kantonin e Lucernës.

Ngritja e kësaj qendre të ekselencës po bashkëfinancohet nga kantoni i Lucernës dhe një fondacion i krijuar nga manjati i ndjerë i orëve, Jörg G. Bucherer. Deri në fund të vitit 2027, ekipi kryesor i laboratorit pritet të përbëhet nga rreth dhjetë persona.

ETH Zurich synon ta shfrytëzojë këtë strukturë për të ndihmuar në përballimin e sfidave mjedisore, raporton Swissinfo, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shkenca nuk mund t’i parandalojë ose t’i kthejë pas ngjarje të tilla si rrëshqitjet e dheut, ajo mund të ndihmojë që fatkeqësitë të zbulohen në një fazë të hershme dhe pasojat e tyre të menaxhohen më mirë, ka deklaruar presidenti i ETH Zurich, Joël Mesot.

Institucioni i ri i ETH Zurich do të përdorë të dhëna të mbledhura nga satelitët, dronët, si dhe sensorët e vendosur në tokë dhe në ujë./Telegrafi/

Komentet