Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç theksoi ndryshimin midis qasjes konstruktive të Kroacisë ndaj procesit të pranimit të Malit të Zi, në krahasim me atë që përjetoi Maqedonia e Veriut në duart e dy vendeve.
Dallimet midis një qasjeje “konstruktive” dhe një qasjeje të ndryshme në marrëdhëniet me vendet kandidate u përcollën dje nga kryeministri kroa, Andrej Plenkoviç, pasi ai i prezantoi udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së tetë kërkesa kroate ndaj Malit të Zi në kuadër të debatit për zgjerimin e BE-së. Zagrebi pret që Podgorica të bëjë përparim në tetë pika që lidhen me vlerat evropiane, në të cilat nuk ka pasur përparim për një kohë të gjatë: gjashtë çështje nga Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe dy çështje nga Kapitulli 31 “Politika e jashtme, siguria dhe politika e mbrojtjes”, shkruan “DW” në gjuhën maqedonase.

Plenkoviç theksoi se qasja transparente dhe konstruktive e Kroacisë ndryshon nga bllokimi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut nga vendet anëtare të BE-së.
“Për shembull, keni Maqedoninë e Veriut, e cila në vitin 2000 ishte përpara Kroacisë për sa i përket institucioneve dhe ende nuk ka hapur negociatat. Janë dy vende që, nga viti 2005 deri në vitin 2026, ju morën 21 vjet nga përafrimi institucional i Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kroacia nuk e ndoqi këtë qasje. Pavarësisht trashëgimisë së vështirë, ne iu afruam Malit të Zi në mënyrë shumë konstruktive dhe theksuam ato pika që besojmë se duhet t’i përmbushin, të cilat si anëtarë të ardhshëm të BE-së duhet t’i përvetësojnë si vlera evropiane”, tha Kryeministri i Kroacisë./Telegrafi/




