Besnik Krasniqi zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Sport

Mbrojtësi i krahut i Dritës, Besnik Krasniqi është zgjedhur “Ylli i Javës” në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi i krahut i Dritës, Besnik Krasniqi është zgjedhur “Ylli i Javës” në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së nëntë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drita, Besnik Krasniqi, i cili ishte vendimtar në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj FC Ballkanit.

Krasniqi realizoi golin e vetëm të takimit, në minutat shtesë të lojës, duke i siguruar FC Dritës fitoren me rezultat 0-1 dhe tri pikë tejet të vlefshme.

Me paraqitjen e tij dhe golin vendimtar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës gjilanase, e cila u ngrit në tabelë.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. /Telegrafi/

Komentet