Kendall Jenner flet për thashethemet se është lezbike

Magazina

Modelja amerikane, Kendall Jenner, e cila rrallëherë flet publikisht për jetën e saj private, ka komentuar thashethemet se ka qenë në një lidhje me shoqen e saj të vjetër, Cara Delevingne. Biseda u zhvillua në episodin më të ri të serialit “The Kardashians”, gjatë një bisede prapa skenave të një sfilate të njohur mode në […]

Madhësia e shkronjave

Modelja amerikane, Kendall Jenner, e cila rrallëherë flet publikisht për jetën e saj private, ka komentuar thashethemet se ka qenë në një lidhje me shoqen e saj të vjetër, Cara Delevingne.

Biseda u zhvillua në episodin më të ri të serialit “The Kardashians”, gjatë një bisede prapa skenave të një sfilate të njohur mode në Paris.

“Duhet të flasim për këtë. Njerëzit ende mendojnë se jam lezbike, vetëm për shkak të dashurisë që kemi për njëra-tjetrën. Nuk jam, dhe mendoj se ti, nga të gjithë njerëzit, duhet ta dish më së miri këtë”, i tha Kendall shoqes së saj.

Delevingne iu përgjigj duke konfirmuar se modelja nuk është lezbike.

Megjithatë, Kendall pranoi se nuk do të kishte asgjë kundër të provonte diçka me një vajzë.

Ajo madje tha me humor se të qenit lezbike mund të ishte diçka e bukur, madje ndoshta edhe më e lehtë, duke shtuar se burrat mund të jenë të tmerrshëm.

“Për të qenë e sinqertë, nuk do të kisha asgjë kundër të bëja seks me Carën. Thjesht nuk kam ndjerë ndonjëherë dëshirë për të bërë seks me gra”, u shpreh ajo.

– YouTube www.youtube.com

Kur Delevingne e pyeti se me cilën grua do të flinte nëse do të duhej të zgjidhte një, Kendall u përgjigj pa hezitim: “Me ty, sigurisht! Ti je e vetmja grua që njoh dhe që do të sillej mirë me mua”.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur në media kanë qarkulluar lajme për një lidhje të mundshme me aktorin Jacob Elordi. /Telegrafi/

Komentet