Paris Saint-Germaini ka fituar 4-2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, në një përballje spektakolare ku parisienët shkëlqyen në pjesën e parë, ndërsa anglezët tentuan rikthimin pas pushimit.
Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Vitinha shënuan në pjesën e parë, ndërsa Maghnes Akliouche në të dytën për PSG-në.
Erling Haaland shënoi dy gola (53’, 75’) për Manchester Cityn, por nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Desire Doue ishte një nga yjet e mbrëmjes, duke marrë notën 9.4 pas paraqitjes së shkëlqyer, ndërsa Erling Haaland mori notën 9.0, pasi realizoi dy gola për anglezët.
Paraqitje pozitive kishin edhe Vitihnha (8.2), Marquinhos (8.1) dhe Enzo Fernandez (8.0).
Rayan Cherki u vlerësua me 6.2, ndërsa Gianluigi Donnarumma pati një mbrëmje për t’u harruar, duke marrë notën më të ulët, vetëm 5.3.
Notat e lojtarëve të Man City dhe PSG
/Telegrafi/






