Wikoff mesazh zyrtarëve të shtetit: Pozicionimi i trupave në Kosovë do të varet nga zhvillimet e sigurisë

Nacionale

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë zhvilluar një sërë takimesh zyrtare në Kosovë. Sipas njoftimit të KFOR-it, përfaqësuesit e NATO-s janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të […]

Madhësia e shkronjave

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë zhvilluar një sërë takimesh zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, përfaqësuesit e NATO-s janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Takimet kishin për qëllim vazhdimin e dialogut dhe komunikimit të hapur, konstruktiv dhe transparent me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Gjatë diskutimeve u ritheksua se optimizimi i pozicionimit të trupave të NATO-s është një proces që u mundëson forcave të zhvendosen në zonat ku nevojat për praninë e tyre janë më të mëdha.

KFOR bëri të ditur se ky proces bazohet në kushtet e sigurisë dhe mund të kthehet prapa, nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë.

NATO-ja, përmes KFOR-it, vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e saj. /Telegrafi/

Komentet