Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video të re parazgjedhore, në të cilën vetura e tij e markës Shkoda fluturon mes reve, nën tingujt e këngës “Helikopter” të këngëtarit boshnjak Fazlija.
Videoja, e publikuar më 13 tetor në Instagram, erdhi pasi në rrjetet sociale u përhapën pretendime se Vuçiqi kishte udhëtuar me helikopter drejt një tubimi parazgjedhor në Kragujevc.
Ai i mohoi këto pretendime dhe më pas vendosi t’i ironizonte përmes videos së realizuar me inteligjencë artificiale.

Vetëm tri ditë më herët, Vuçiqi kishte publikuar një tjetër video, në të cilën shfaqej duke u kujdesur për një burrë të moshuar, ndërsa çifti i tij largohej për udhëtim.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor. Vuçiqi kryeson listën “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” dhe synon postin e kryeministrit. /Telegrafi/





