Imagjinoni të përdorni një tualet publik ku të gjithë ata që ndodhen jashtë mund ta shohin saktësisht se sa kohë keni qëndruar brenda!

Life/Bizare

Një atraksion turistik në Kinë ka instaluar kohëmatës në dyert e tualeteve të grave, duke treguar se sa kohë ato qëndrojnë brenda. Kur tualeti është i zënë, kohëmatësi ndizet me ngjyrë të kuqe, ndërsa kur është i lirë, shfaq ngjyrën e gjelbër. Sistemi është vendosur në kompleksin e shpellave Yungang, në provincën Shanxi, për të […]

Madhësia e shkronjave

Një atraksion turistik në Kinë ka instaluar kohëmatës në dyert e tualeteve të grave, duke treguar se sa kohë ato qëndrojnë brenda.

Kur tualeti është i zënë, kohëmatësi ndizet me ngjyrë të kuqe, ndërsa kur është i lirë, shfaq ngjyrën e gjelbër.

Sistemi është vendosur në kompleksin e shpellave Yungang, në provincën Shanxi, për të ndihmuar vizitorët të dallojnë tualetet e lira dhe të shmangin pritjet e gjata.

Megjithatë, kohëmatësit nuk vendosin kufizim kohor për përdorimin e tualetit. /Telegrafi/