Nga Ndërmarrja Publike e Transportit Shkup bëjnë të ditur se gjatë tetorit pritet të mbërrijnë ekipet e kompanisë austriake “Doppelmayr“, e cila do të kryejë riparimet dhe kontrollet teknike.
Teleferiku u ndal në maj, pasi gjatë kontrolleve u konstatuan disa mangësi teknike. Për riparimin e tyre është lidhur kontratë me kompaninë që e ka prodhuar dhe instaluar sistemin.
Oferta e “Doppelmayr“ arrin në 43,35 milionë denarë me TVSH, ndërsa kontrata ka vlerë maksimale prej 53,1 milionë denarësh me TVSH. Ajo përfshin furnizimin me pjesë rezervë, montimin, servisimin dhe testimin e pajisjeve.
Nga JSP theksojnë se teleferiku do të rikthehet në përdorim vetëm pasi të përmbushen të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë.






