Vazhdon situata e tensionuar në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë një bankë

Nacionale

Situata po vazhdon të jetë e tensionuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë. Protestuesit kanë filluar të godasin xhamat e jashtëm të bankës dhe gjithashtu kanë tentuar të shkulin pllakat, raporton tch. Ndërkohë, policia vazhdon […]

Madhësia e shkronjave

Situata po vazhdon të jetë e tensionuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.

Protestuesit kanë filluar të godasin xhamat e jashtëm të bankës dhe gjithashtu kanë tentuar të shkulin pllakat, raporton tch.

Ndërkohë, policia vazhdon të shpërndajë tubuesit me ujë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.