Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga homologu i tij maltez, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.
Në letrën e tij, Abela ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maltës dhe Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve.
“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Abela.
Kryeministri maltez ka riafirmuar gjithashtu mbështetjen e vendit të tij për aspiratat evropiane të Kosovës.
“Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, thuhet në letrën e kryeministrit Abela. /Telegrafi/






