Roma nuk i frikësohet Realit, Gasperini: E shohim forcën reale, jo reputacionin

Sport

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka vlerësuar Real Madridin në prag të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve, por ka theksuar se kundërshtari duhet të gjykohet nga forca reale dhe jo nga emri apo historia e tij. Roma do të përballet me gjigantin spanjoll të mërkurën, më 14 tetor, në kuadër të xhiros […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka vlerësuar Real Madridin në prag të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve, por ka theksuar se kundërshtari duhet të gjykohet nga forca reale dhe jo nga emri apo historia e tij.

Roma do të përballet me gjigantin spanjoll të mërkurën, më 14 tetor, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gasperini beson se skuadra e tij po kalon një periudhë të mirë, por pranon se lojtarëve u duhet ende kohë për të krijuar një harmoni më të madhe mes tyre.

“Jemi në formë të mirë. Skuadra jonë është një nga më të mirat në Evropë, por na duhet kohë për të ndërtuar mirëkuptimin mes lojtarëve. Real Madridi e mposhti Interin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë dhe është një skuadër që duhet marrë seriozisht në garën për renditje”.

Trajneri italian ka vlerësuar edhe historinë e pasur të madrilenëve, por ka insistuar se reputacioni nuk duhet të jetë faktori kryesor në vlerësimin e kundërshtarit.

“Real Madridi është një kundërshtar i vështirë, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij klubi në futbollin botëror, numrin e madh të tifozëve dhe trofetë që ka fituar. Por, ne duhet ta vlerësojmë kundërshtarin bazuar në forcën e tij reale dhe jo në reputacionin që ka”.

Gasperini theksoi se ndeshja ndaj Real Madridit do të jetë një tjetër mundësi për të matur nivelin e skuadrës së tij, pas përballjeve me Interin dhe Comon në kampionatin italian.

“Ne tashmë kemi luajtur kundër Interit dhe Comos, dy prej skuadrave më të mira në Itali. Tani do ta testojmë veten kundër Real Madridit, për të parë se sa të aftë jemi të konkurrojmë në këtë nivel”, përfundoi trajneri i Romës.

Përndryshe, përballja do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00./Telegrafi/