Trafik drejt Kosovës: Arrestohet në Tropojë i riu me drogë, tritol dhe municion (VIDEO)

Nacionale

<div><div><img width="640" height="394" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/803115-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Trafik drejt Kosovës: Arrestohet në Tropojë i riu me drogë, tritol dhe municion (VIDEO)" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="739" height="455" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/803115-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Trafik drejt Kosovës: Arrestohet në Tropojë i riu me drogë, tritol dhe municion (VIDEO)" loading="lazy"></p>Në Tropojë është finalizuar operacioni policor i koduar “Varkëtari”, pasi një 29-vjeçar nga Puka kishte transportuar me varkë drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, janë u sekuestrua 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si</div>

Madhësia e shkronjave

Në Tropojë është finalizuar operacioni policor i koduar “Varkëtari”, pasi një 29-vjeçar nga Puka kishte transportuar me varkë drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, janë u sekuestrua 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.
“Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë”, thuhet në njoftim.
29-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha Policia e Shtetit.