PDK-ja kërkon shtyrjen e seancës së nesërme për shkak të procesit në Hagë

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820692-pdk-ja-kerkon-shtyrjen-e-seances-se-neserme-per-shkak-te-procesit-ne-hage.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="pdk-ja-kerkon-shtyrjen-e-seances-se-neserme-per-shkak-te-procesit-ne-hage" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820692-pdk-ja-kerkon-shtyrjen-e-seances-se-neserme-per-shkak-te-procesit-ne-hage.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="pdk-ja-kerkon-shtyrjen-e-seances-se-neserme-per-shkak-te-procesit-ne-hage" loading="lazy"></p>Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së ka kërkuar që seanca e Kuvendit të thirrur për nesër në orën 11:00 të shtyhet për në orën 17:00. Ajo tha se kërkesa lidhet me zhvillimet në procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku nesër pritet</div>

Nacionale
Reklame

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së ka kërkuar që seanca e Kuvendit të thirrur për nesër në orën 11:00 të shtyhet për në orën 17:00.
Ajo tha se kërkesa lidhet me zhvillimet në procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku nesër pritet të paraqitet fjala e mbrojtjes.
“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra  në Klan Kosova.